Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”Autor : Eroll Nesimi
Rishikim : Ekrem Avdiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314443
Random Books
- Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në IslamKy dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”
Autor : Ibrahim Nasir En Nasir
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314450
- Etika IslameKy është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit: Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërej-tje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
Autor : AbdulHamid b. Abdurr-Rrahman Es Suhejbani
Rishikim : Umer Musa
Përkthim : Ferid Selimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/306584
- Plani dhjetëditorPlani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz, dhikrit, agjërimit, haxhit dhe umres, projekti “Kanatirul Firdevs”, i vëllazërisë për hir të Allahut, i lidhjes familjare, ditës së Arafatit, ditës së Bajramit dhe e përfundon librin e tij me shanse të arta që duhet çdo musliman të përfitoj prej tyre.
Autor : Muhamed Husejn Jakub
Rishikim : Redaksia e uebfaqes Albislam
Përkthim : Ulvi Fejzullahu
Botuesi : Uebfaqja 'Albislam' - http://www.albislam.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/327427
- Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Source : http://www.islamhouse.com/p/314578
- Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”
Source : http://www.islamhouse.com/p/314473












